Bullgarja Kristalina Georgieva, drejtuese e Bankës Botërore

Bullgarja Kristalina Georgieva, drejtuese e Bankës Botërore

Bullgarja Kristalina Gjeorgjieva do të jetë kandidatja europiane për kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Drejtuesja ekzekutive e Bankës Botërore mori të premten (2 gusht) shumicën e votave të 28 qeverive anëtare të Bashkimit Europian, pas më shumë se 12 orësh konsultime.

Në dy raundet e votimit, Gjeorgjieva mposhti ish-ministrin holandez të Financave, Jeren Dajsëblum, si edhe kandidatin finalndez, Oli Rehn.

Politikania e djathtë u rrit në Bullgari në periudhën e komunizmit por ka mundur të ngjitet në postet më të larta të Bankës Botërore dhe financiave europiane, dhe u përfol këtë vit edhe për kreun e Komisionit Europian.

Caktimi i saj pritet të shoqërohet me një ndryshim të statutit të FMN-së, në rast se konfirmohet në detyrë, për shkak se 65-vjeçarja e ka kaluar moshën limit që përkufizohet me rregullat aktuale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka selinë në Uashington dhe historikisht është drejtuar nga një europian.

Ish-shefja e FMN-së, francezja Kristinë Lagardë, u dorëhoq në muajin korrik kur liderët e BE-së vendosën që ta caktojnë në krye të Bankës Qendrore Europiane.

Të tjerë kandidatë mund të konkurrojnë për postin më të lartë të organizatës ekonomike brenda 6 shtatorit.

Zgjedhjet do të mbahen më 4 tetor kur do të votojnë 24 anëtarët e bordit ekzekutiv.

Fuqitë e tjera botërore dhe vendet në zhvillim gjithashtu pritet të dalin me kandidaturat e veta.

EMISIONET