Buffon: Ambiciet më mbajnë në këmbë, firmos edhe për 1 sezon me PSG

Buffon: Ambiciet më mbajnë në këmbë, firmos edhe

Gianluigi Buffon ka zgjedhur Francën për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij plot suksese, rekorde dhe ambicie.

Portieri legjendar i Juventusit, i cili ka firmosur për kampionët e Ligue 1, PSG në verën e vitit 2018 është rikthyer pas në kohë, teksa ka treguar ambiciet e tij kur ishte i vogël, ndërsa ka zbuluar se dëshiron një tjetër vit me fanellën e parisienëve.

"Si fëmijë, kisha një ndjenjë të jem i pathyeshëm, i gjithëfuqishëm dhe i pamposhtur. Ndjeva që unë mund të shkoj në krye, të bëj çfarë të dëshiroja. Në një farë mënyre, unë e përqafoj çmendinë kur isha 20 vjeç. I bëra në mënyrë të heshtur dhe i shijova ato në maksimum. Kështu që në një farë mënyre jam i lumtur që kam vendosur shumë rekorde. Por rreth 15 vite më parë, për disa muaj, gjithçka u ndal. Ndjeja sikur njerëzit nuk ishin të interesuar për mua, vetëm kombëtaren që unë përfaqësoja. Të gjithë pyetën për Buffon-in, askush nuk pyeti për Gigi.

"Ishte një kohë vërtet e vështirë. Isha 25 vjeç, në kulmin e suksesit të karrierës sime dhe një ditë, pak para një ndeshjeje të Serie A, unë shkova te trajneri i portierëve së Juventusit, Ivano Bordon dhe i thashë: 'Ivano, kërkoi Chimitin të ngrihet dhe të luajë, sepse unë nuk po ndihem mirë. Do të kishte një sulm të papritur paniku. Unë thjesht nuk mund ta luaja atë lojë. Po të mos kisha ndarë atë përvojë, atë mjegull mendore dhe konfuzionin, me njerëz të tjerë, atëherë ndoshta nuk do të dilja nga ajo. Unë kisha qartësi të mjaftueshme për të kuptuar se ishte një udhëkryq mes dhënies dhe trajtimit të dobësive që kemi të gjithë. Unë kurrë nuk kam pasur frikë të tregoj emocionet e mia ose të qaj, nuk është asgjë për t'u turpëruar. "-tregon Buffon.

Sa i përket eksperiencës te PSG, italiani u shpreh:

"Ideja ime, nëse PSG pajtohet, është të luajë për një vit tjetër. Mund të dukem i çuditshëm, pasi në moshën 40 vjeçare dua të jem në fushë, duke menduar se kam pasur më shumë ëndrra dhe ambicie sesa kisha kur isha 20 vjeç. Këtu shpresoj të jem edhe për 10 vite të tjera!"-rrëfeu italiani në "Vanity Fair Italia".

Buffon ka një kontratë me PSG që skadon në fundin e këtij sezoni dhe nuk pritet që mes palëve të ketë një marrëveshje të re, duke parë edhe moshën e madhe të italianit, i cili pas pak ditësh feston 41 vjetorin.

EMISIONET