"Bubullima", kush janë bosët e drogës në Itali që trafikonin kanabis nga Shqipëria

"Bubullima", kush janë bosët e drogës në Itali

Operacioni i  koduar "Tunder" (Bubullima) që çoi në pranga 14 persona mëngjesin e sotëm në Itali kishte nisur hetimet në shkurt të 2017. Gjithësej janë lëshuar 15 urdhër-arreste, por një person është shpallur në kërkim. Të gjitha janë shtetas italianë.

Të aktivizuar në dy grupe kriminale paralele që vepronin në Siçili e Puglia, të arrestuarit trafikonin drogën e mbërritur nga Shqipëria me gomone e më pas e transportonin me automjete në territorin italian.

Grupi i Brindisit në Puglia furnizohej me hashash nga grupi i Katanias, të cilët merrnin si shkëmbim marijuanën shqiptare të mbërritur në brigjet e Puglias.

Me anë të automjeteve droga e mbërritur me gomone nga Shqipëria transportohej në Siçili. Përgjatë operacionit janë sekuestruar 800 kg marijuanë, 350 prej të cilave në mars të 2017 në komunën  Savelletri në bordin e një furgoni.

Marijuana ishte trafikuar nga Shqipëria me një gomone në pronësi të shtetasit italian Francesco D'Urso, 38 vjeç (i arrestuar). Në operacionin "Bubullima" nuk ka asnjë shtetas shqiptar të arrestuar.

Bosët e drogës së dy grupeve të arrestuar janë Giovanni Rizzato 50 vjeç dhe Ëalter Margherito, 39 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë:  Paolo Chiarella 53 vjeç, Carlo Cofano 37 vjeç,  Italo e Giuseppe Loré 43 e 47 vjeç, Roberto e Antonio Ferlito  42 e 43 vjeç, Armando Corsa 45 vjeç,  Francesco D'Urso 38 vjeç,  Antonio Signorile 48 vjeç, Pietro Vergaro 28 vjeç,   Onofrio Margaritondo 41 vjeç dhe Roberto Nigro 51 vjeç.

Kush janë të arrestuarit?

EMISIONET