Pavarësisht se Britania po përgatitet për të hapur kufijtë me disa shtete europiane, udhëtarët do të përballen me masa të rrepta brenda territorit.

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të cilët nuk do të vetëkarantinohen për 14 ditë mund të gjobiten me 1 mijë paund.

Ky vendim pritet të miratohet nga qeveria në ditët në vijim.

Si pjesë e planit të rihapjes së kufirit, çdo person që udhëton drejt Britanisë do të jetë i detyruar të plotësojë një formular me kontaktet dhe të dhënat personale.

Gjithashtu ata duhet që të japin dhe adresën e shtëpisë apo emrin e hotelit ku do të vetëizolohen, në të kundërt do të jetë qeveria që do t’i sigurojë akomodimin.

Të gjithë qytetarët që do të vetëkarantinohen do të jenë nën vëzhgim të rreptë të zyrtarëve të shëndetësisë.

Këto rregulla pasi të miratohen do të hyjnë në fuqi më datë 15 qershor, pikërisht kur do të hapen dhe kufijtë.

Britania fillimisht do të jetë e hapur me Francën dhe brenda territorit të tij, pra Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë e Veriut.

/Ora News.tv/