Mo Robinson është njeriu nga Irlanda e Veriut, i cili akuzohet se vrau 39 persona në pjesën e pasme të kamionit të tij.

Temperatura e frigoriferit të mjetit shkon në - 25 gradë celsius. 

Trupat e vdekur u gjetën në qytetin Grays, Essex, në Angli në 23 tetor. Robinson, 25 vjeç, u arrestua menjëherë pasi u zbuluan trupat e pajetë.

Kamioni është i regjistruar në Bullgari nga një kompani në pronësi të një shtetaseje irlandeze. Sipas RTE Neës në Irlandë, kompania është me qendër në qytetin bullgar Varna.

Mendohet se vdekja e 39 personave ka ardhur si pasojë e të ftohtit dhe asfisksisë.

/Ora News.tv/