Britani, fillon testimi i vaksinës kundër Covid-19

Britani, fillon testimi i vaksinës kundër Covid-19

Dy shkencëtarë britanikë janë vullnetarët e parë që marrin një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit. Prodhuesit e saj thonë se duan të kenë gati 1 milion doza brenda shtatorit, edhe pa mbaruar faza e testimit.

Në Britaninë e Madhe ka nisur testimi te njerëzit i një vaksine eksperimentale kundër koronavirusit.

Dozat iu injektuan të enjten dy prej vullnetarëve të parë që janë përzgjedhur nga shkencëtarët britanikë të Universitetit të Oksfordit.

Vaksina eksperimentale po punohet prej tre muajsh dhe synimi është që të prodhohen rreth një milion doza brenda muajit shtator.

Sipas Ministrisë britanike të Shëndetësisë, vaksinat do u sigurohen me përparësi nënshtetasve britanikë.

"U përzgjodha krejt rastësisht dhe më qëlloi edhe në ditën e datëlindjes time."

"Mendoj se rreziku nuk përjashtohet asnjëherë plotësisht, por për këto gjëra duhet besimi, besim se shkencëtarët e kanë kryer mirë punën e tyre," shprehen dy hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit, të përzgjedhur mes 500 vullnetarëve brenda muajit.

Vaksina në fjalë ka në përbërje të saj pjesërisht virusin e parrezikshëm të marrë nga një shimpanze, por i modifikuar gjenetikisht për të bartur edhe një pjesën imunizuese kundër koronavirusit.

Ekipi tregon optimizëm se vaksina e tyre do të efikase për njeriun pasi është testuar edhe te kafshët, ndërsa vullnetarët do duhet të bien në kontakt me virusin për të provuar nëse funksionon.

Përbërja kimike është siguruar nga një virus i marrë nga shimpanzetë

Në botë po analizohen mbi 70 lëndë eksperimentale kundër Covid-19 nga Kina te Amerika, dhe të paktën 5 prej tyre kanë hyrën në fazën e provave klinike.

Gara për vaksina është nxitur prej mungesës së terapive të tjera ndaj sëmundjes infektive, ndërsa të enjten organi i Bashkimit Europian për medikamentet udhëzoi të mos përdoren gjerësisht dy ilaçe kundër malaries, pasi shfaqin efekte anësore vdekjeprurëse.

EMISIONET