Britani, emigrantët shqiptarë kapen në fermën e kanabisit

Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi u kapën në një fermë të kultivimit të kanabisit.

Mediat në Britani raportojnë se droga ishte mbjellë në Derbyshire dhe ishte sistemuar në dhoma dhe papafingo, por u bastisën nga policia pas informacioneve të dhëna nga banorë të zonës.

Autoritetet sekuestruan më shumë se 200 pimë kanabiës, ndërsa të arrestuarit janë emigrantët e paligjshëm shqiptarë Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj.

Dy 23-vjeçarët, të cilët kishin mbërritur në fillim të këtij viti, thanë se ata kishin qenë  në pronë për disa ditë dhe ishin duke u paguar për mirëmbajtjen e lëndës narkotike.

EMISIONET