Britani, dënohet banda e kokainës, ja roli i dy shqiptarëve/ EMRAT

Autoritetet gjyqësore në Britani kanë dënuar një bandë prej 11 personash që merrej me trafikun e kokainës, ku mes të dënuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për shtetasit Granit Nanushi, i cili u dënua me 8 vjet burg dhe dhe Orsid Cela me 3 vite burg. Të dy kishin rolin e korrierit në këtë bandë.

Siç raporton BBC, të dënuarit janë tregtarët më të mëdhenj të drogës në Gloucester.

Policia nisi një hetim në fillim të vitit të kaluar. Dedektivët thanë se u deshën gjashtë muaj për të mbledhur prova të mjaftueshme pëer të arrestuar dhe dënuar anëtarët e bandës.

Andreë Venna është anëtari i bandës, i cili u dënua me 12 vite burg. Ai urdhëronte furnizimin me kokainë në Londër.

Roli i shqiptarëve

Korrierët Granit Nanushi dhe Orsid Cela ishin përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it. Ata takonin Mattheë Cornëall në pika të ndryshme. Më pas droga i dërgohej  Edëard Bell, i cili  testonte cilësinë e drogës  para se të bëhej pagesa.

Anëtarët e bandës 

Mattheë Cornwall, 34 vjeç, u dënua me 10 vjet burg

Andreë Venna, 34 vjeç, u dënua me 12 vjet e 9 muaj burg

Granit Nanushi, 39 vjeç, u dënua me 8 vjet burg

Orsid Cela, 28 vjeç, u dënua me 3 vjet burg

James Daëkins, 39 vjeç, u dënua me 6 vjet e 9 muaj burg

Aaron Baker, 31 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj burg

Daniel Payne, 22 vjeç, u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg

Edëard Bell, 44 vjeç, u dënua me 3 vjet burg

Ryan Reese, 24 vjeç, u dënua me 21 muaj burg

Paul Reeves, 27 vjeç, u dënua me 4 vjet burg

Leroy Slater, 39 vjeç, u dënua me 9 vjet e 2 muaj burg

(Ne foto Orsid Cela)

(Ne foto Granit Nushi)

EMISIONET