Brexit, Theresa May do kërkojë sërish shtyrjen e afatit

Brexit, Theresa May do kërkojë sërish shtyrjen e afatit

Theresa May do t'i kërkojë BE-së një shtyrje të afatit të Brexit për të paraqitur një plan në Parlament.

Kryeministrja thotë se dëshiron të takohet me udhëheqësin Jeremy Corbyn për të rënë dakord për një plan për marrëdhëniet e ardhshme me BE.

Por këmbënguli që marrëveshja e saj për tërheqje, e cila u votua javën e kaluar do të mbetet pjesë e marrëveshjes.

Zonja May tha se donte që zgjatja të ishte "sa më e shkurtër që të ishte e mundur", përpara 22 majit, në mënyrë që Britania e Madhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane.

Britania ka afat deri më 12 prill të propozojë një plan për BE, ose do të largohet pa marrëveshje.

EMISIONET