Një person ka përhapur zjarr në një lokal në Kansas, të SHBA-ve. Si pasojë 4 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është një burrë hispanik është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, ndonëse nuk ka shumë informacione për identifikimin e tij.

"Ne nuk kemi ende një përshkrim të mjaftueshëm dhe të mirë, për të dyshuari, madje ne as nuk dimë mirë sa janë", tha zëdhënësi i policisë Thomas Tomasic.

Sulmi i sotëm vjen vetëm disa javë pas dy të shtënave të ndaranë kohë që kanë ndodhur në Teksas, nga të cilat kanë mbetur të vdekur 44 persona.

/Ora News.tv/