Brazil, policia zbulon "varrin sekret" me 12 kufoma

Brazil, policia zbulon "varrin sekret" me 12 kufoma

Policia në Rio de Janiero ka njoftuar se ka gjetur një varr masiv, në të cilin ishin varrosur 12 trupa.

Sipas mediave vendase, "varreza sekrete" u zubulua në periferi të Rios, në kuadër të një operacioni policor kundër një grupi.

"Ne gjetëm dymbëdhjetë kufoma, disa të dekompozuar, si dhe eshtra," tha policia në një njoftim për shtyp.

43 të dyshuar janë arrestuar gjatë operacionit kundër këtij grupi paramilitar, anëtarë të të cilëve janë avokatë dhe burra të një njësie policore ushtarake.

Policia në Rio vlerëson se ky grup është përgjegjës për të paktën 50 vrasje që nga janari 2018.

EMISIONET