Para disa muajsh facebook lajmëroi se do të krijonte një monedhë të sajën duke bërë të mundur blerjet online në internet, por mesa duket jo cdo gjë ka ecur sic duhet. Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”. Kjo lëvizje vjen si pasojë e tërheqjes së paypal. Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtart e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po ashtu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

/Ora News.tv/