Bradley Cooper zbulon arsyen pse zgjodhi Gagën për 'A Star Is Born'

Ai është ylli i Hollywood që do të bëjë debutimin e tij si producent me 'A Star Is Born'.

Dhe Bradley Cooper zbuloi pse zgjodhi këngëtaren e njohur Lady Gaga për rolin kryesor të filmit klasik.

"E dija se kisha nevojë për 'energji bërthamore' në zë,"-rrëfeu Bradley. "Dhe ajo ka një nga zërat më të mirë të gjeneratës së saj."

Bradley shtoi se kur takoi ikonën e muzikës se kuptoi se cilësitë Gagës do të ishin perfekte për filmin e tij.

"Kur e takova kishte mjaft prezencë dhe u tregua e dashur,"-tha aktori.

EMISIONET