Përfundon me tensione seanca e komisionit të ekonomisë ku po raportonte ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni.

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas ndërprerjes së fjalës nga kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe të cilit i ka kërkuar shpjegime. Kjo ka nxitur debatin duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e gardës për të qetësuar situatën.

Prej kohëësh deputeti demokrat dhe kreu i komisionit të ekonomisë kanë pasur përplasje në në distancë dhe akuza të ndërsjellta.

Agron Shehaj: Unë z. Kryetar nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe sigurisht nuk kam eksperiencë në komision. Po këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë Komision…

Erjon Braçe: Faleminderit shumë por mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq

Shehaj: Zoti kryetar jeni të pangopur

Braçe: Më duhen 38 milionë dollarë

Shehaj: I pangopur

Braçe: Më duhen 38 milionë dollarë me faturë

Shehaj: Të duhen 38 milion dollarë ë ...i pangopur

Braçe: Hajde, hajde

Braçe: Ik tani Ik tani.  ....Ik se e mora vesh

Më herët gjatë raportimit në komision deputeti demokrat Agron Shehaj ngrit si shqetësim mosplotësimin e kërkesës për staf në organet e vettingut si dhe vonesën e përkthimit të dosjes Tahiri.

Shehaj: Nuk ju takonte juve ti gjykonit ishin shumë, nuk ishin shumë kërkuan 187 ju i dhatë 110. Kjo është mbështetja.

Por ministrja Etilda Gjoni deklaroi se  të gjitha kërkesat për Vettingun janë plotësuar.

Gjonaj: Të gjitha institucionet e pavarura që sot i kanë përfunduart të gjitha proceset e rekrutimit dhe sot kanë nisur punën e vettingut. Ato institucione i kanë zgjedhur vetë stafet e tyre, kanë zgjedhur vetë çdo lloj elementi. Ne sot i kemi dhënë vetëm muret, i themi këto janë godinat ku ju të veproni dhe të funksiononi. 

Opozita ngriti si  problem edhe faturën e lartë që Shqipëria rrezikon në Arbitrazh., por për minstren e drejtësisë qeveria shqiptare ka vetëm një borxh prej 382 milion lekësh dhe kjo si rezultat i vendimeve gjyqësore.

Tabaku: Sa është kosto e detyrime që ka shtetit shqiptar si rezultat i proceseve gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut në Strazburg?

Gjonaj: Ashtu siç ju thashë këto 382 mijë lekë kanë të bëjnë me vendime gjyqësore të gjykatave tona, por  njëkohësisht me shërbime operative që kanë të bëjnë me kontrata të lidhura për sisteme të ndryshme që presipozohet të funksionojnë në Ministrinë e Drejtësisë, por sot nuk funksionojnë. 

Ministrja e drejtësisë bëri me dije se është rritur fondi për kompensimin e ish-pronarëve me 700 mln lekë

/Ora News.tv/