Zv/ kryeministri Erjon Braçe apeloi për vazhdimin e implementimit të reformës në drejtësi por pa deformuar kornizën e saj kushtetuese e njohur dhe nga ndërkombëtarët. Në konferencën përmmbyllëse të projektit për planifikimin e qeverisjes vendore 2012- 2019 numri dy i qeverisë tha se asnjë reformë tjetër nuk mund të ketë rezultat pa drejtësi të pavarur.

Erjon Braçe: "Çdo reformë pa drejtësinë e pavarur të barabartë dhe funksionale është e cungët dhe vë në rrezik rezultatet e saj. Do të qëndrojmë fort në kursin e reformës së drejtësisë të deformuar."

Sipas Braces zbatimi i reformës në drejtësi duhet të jetë me shembuj konkretë pa dallim për të gjithë qoftë nga politika apo klientelistë të krimit të organizuar.

Erjon Braçe: "Duhet të përmbushim konkretisht e me shembuj të qartë nga politika e pisët, biznesi klientelistë, krimi i organizuar pritshmëritë e shqiptarëve të zakonshëm të dhunuar perj tyre dhe që kërkojnë drejtësi të barabartë."

Braçe prezantoi dhe rezultatet e projektit për planifikimin e qeverisjes vendore.

Sipas tij miratimi i Strategjisë së re për decentralizimin dhe financat e qeverisjes vendore janë disa prej arritjeve.

/Ora News.tv/