Botërori, televizioni i njohur amerikan kërkon falje për gjestin e Robbie Williams

Televizioni i njohur amerikan, Fox, i ka kërkuar falje shikuesve për gjestin ofendues që Robbie Williams bëri gjatë ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës.

"Ndërsa po transmetohej live, nuk e dinim se çfarë do të ndodhte gjatë performancës dhe kërkojmë ndjesë", thanë përfaqësues të televizionit për Hollywood Reporter.

Robbie Williams tregoi gishtin e mesit para kamerës gjatë performancës së tij. Kjo gjë nuk u kap nga shumë njerëz por që gjesti i tij u përhap tej mase në internet.

As këngëtari dhe as përfaqësuesit e tij nuk e kanë shpjeguar ende se pse ai e bëri atë veprim të tillë.


EMISIONET