"Bota paguhet nga Youtube, ne e paguajmë", Bledi Mane "shpërthen" ndaj Flor Mumajesit dhe Encës

"Bota paguhet nga Youtube, ne e paguajmë", Bledi Mane

Artistët e estradës shqiptare akuzohen shpesh për blerjen e klikimeve në Youtube. Gazetari i njohur, Bledi Mane ka folur mbrëmjen e kaluar në emisionin "Late Night Show" në Ora News për këngën që i solli fitoren e "Këngës Magjike", Flori Mumajesit duke e krahasuar me një hit në Britani.

Bledi nuk la pa përmendur dhe klikimet e shumta të Encës, duke i konsideruar një lloj mashtrimi.

Bledi Mane: Po shihja Top Chart në Britani dhe kënga e vitit, java e parë në Yotube kishte 1 milionë klikime. Ndërkohë filloj zhurma e Flor Mumajesit. Shikoj që kënga e Florit për 3 ditë kishte vajtur 1 milionë klikime. Mendova, Britania ka 60 mln banorë sepse Charti britanik eksportohet dhe në vende tjera, dhe ajo këngë mezi kishte arritur 1 mln klikime. Ndërkohë që Flori i kishte arritur për 3 ditë. Fillova kërkova dhe zbulova se e gjithë bota paguhet nga Youtube, ndërsa Shqipëria e paguan.

Psh. Enca e këto të gjithë me 100 milionë klikime, i bie që prindërit e mia janë 80 vjec, e kanë dëgjuar Encën 12 herë në ditë, Florin e dëgjojnë 6. Ky është një lloj mashtrimi. 

EMISIONET