Bota hesht ndërsa numri i vdekjeve në Siri rritet

Bota hesht ndërsa numri i vdekjeve në Siri rritet

Më shumë se 100 persona, përfshirë 26 fëmijë, kanë vdekur në sulmet e qeverisë në spitale, shkolla, tregje dhe furra buke në 10 ditët e fundit, tha Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut

Michelle Bachelet u shpreh se vdekjet ishin pjesë e një fushate të pamëshirshme të sulmeve ajrore nga qeveria dhe aleatët e saj, përfshirë Rusinë.

Bachelet shtoi se vrasjet e civilëve nuk kanë gjasa të jenë aksidentalë.

Por sulmet u ndeshën me indiferencë të dukshme ndërkombëtare, tha ajo.

Duke folur për gazetarët, Bachelet kritikoi dështimin e udhëheqjes nga kombet më të fuqishme në botë.

Shefja e OKB u shpreh se konflikti në Siri është jashtë radarëve të ndërkombëtarëve ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB ishte i paralizuar.

Ndërsa paralajmëroi se ata që kryejnë sulmet mund të akuzohen për krime lufte.

EMISIONET