Aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima ndërroi jetë në moshën 60-vjecare.

Ajo humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej vitesh. Shpresa jetonte në Belgjikë me familjen.

Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959. Ajo u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te "Vajzat me kordele të kuqe".

Më pas mori pjesë në filma të tjerë si "Përtej mureve të gurta", "Era e ngrohtë e thellësive", "Kur hapen dyert e jetës", "Kur ndahesh nga shokët", "Të shoh në sy", "Mirela", "Flutura në kabinën time" dhe "Hetimi vazhdon".

/Ora News.tv/