Deklarata e diplomatit spanjoll, Josep Borrell, i cili pritet të pasojë zonjën Federica Mogheirni në postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian se Kosova nuk është shtet pa u njohur nga Kina, Rusia  dhe India ka ngjallur reagime të shumta.

Por  Ministri Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, thotë se Kosova është një realitet tashmë dhe mosnjohja nga disa vende si Spanja nuk e ka penguar BE të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit.

Alexander Schallenberg: Kosova është realitet, Austria ka qenë një nga vetet e para që ka ndodhur pavarësinë, shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur. Po, ka disa shtete anëtare të BE që nuk e kanë njohur, por BE ka mundur të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nuk ka qenë një pengesë në fund të ditës që BE të ndjekë një politikë të ndjeshme ndaj dy vendeve. Duhet të presim për formimin e qeverisë në Kosovë përpara se të mbajmë një qëndrim pavarësisht se çfarë mund të thonë udhëheqësit e rajonit.


/Ora News.tv/