I drejtoi gishtin protestuesve, ambasadori Borchardt kërkon ndjesë publike

I drejtoi gishtin protestuesve, ambasadori Borchardt kërkon ndjesë

Pa kaluar 24 orë nga veprimi që indinjoi të gjithë, ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike.

Në një reagim në llogarinë zyrtare të twitter-it të prezencës së OSBE, ambasadori thotë se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar.

 “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – shkruan ambasadori Borchardt.

Mbrëmjen e së dielës, 13 tetor, Ambasadori i OSBE-së Berndt Borchard po dilten nga hyrja e një pallati tek "Myslym Shyri" ku banon kur një grup të rinjsh, protestues afër drejtorisë së policisë thërrisnin "Rama ik! Rama ik!

Në një moment njëri prej tyre ka thënë "Shame on you"

Ambasadori ka reaguar duke treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas.

Një veprim i tillë është përsëritur dhe një herë të dytë.

Banorët e "Unazës së Re" të cilët vijuan mbrëmë protestën kanë treguar përpara kamerave se janë ndjerë të ofenduar nga ky gjest

Mazhoranca “mbron” gishtin e Ambasadorit, opozita e cilëson akt turpi



EMISIONET