Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli denoncimin e çiftit  Hysen dhe Liljana Brojka kanë qenë pronar të një sipërfaqe toke truall 616m 2 të ndodhur në Selitë.

Me qëllim zhvillimin e pronës, çifti Brojka kanë lidhur marrëveshje me një firmë  për ndërtimin e një pallati ku në bazë të kontratës, pas përfundimit të pallatit pronarët e truallit do të përfitojnë 40% të sipërfaqeve te ndërtuara në çdo kat dhe shumën prej 30 mijë euro.

Por sipas pretendimit të çiftit, kjo kontratë nuk është respektuar.                        

Noterja i thotë qytetarit që ti e ke firmosur vetë kontratën.

Ky i përgjigjet, po ta kem firmosur vetë pse duhet të akuzoj ty?

Qytetari i thotë me ço mua në burg nëse unë të akuzoj ty kot, por kjo nuk është firma as e imja  dhe as e gruas time.

Si do firmosja unë për 200 mijë euro mall më pak?

Në bazë të dokumentave që disponon, "BOOM" ngre disa pyetje: -Janë 2 kontata të lidhura te e njëjta notere, e para kontratat e sipërmarrjes  me firmën ndërtuese dt 10.12.2012, e cila është  firmosur në çdo flete nga Hysen dhe Liljana Brojka.

Ndërkohe që te deklarata noteriale e dates14.5.2015 pranohet ezaurimi i të gjitha marrëveshjeve  me firmën ndërtuese, e cila dyshohet se është falsifikuar, nuk rezulton të jetë e firmosur nga çifti Brojka në çdo fletë, por vetëm  te fleta e fundit.

Prokuroria  vendos mosfillimin e procedimit penal me arsyetimin se nuk është kompetencë e prokurorisë.

Situata bëhet dhe më lëmsh në gjykatë, të dhënat gabim, arsyetimi mbi një vendim gjyqi të vitit 2015  që nuk rezulton të jetë  në emër të çiftit.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë, i nxjerr ankuesit, çiftin e bashkeshortëve Brojka, motër e vëlla . Me pas Gjykata le ne fuqi vendimin e Prokurorit për ‘Mosfillimin e procedimit penal’ne baze te nje vendimi te vitit 2015, vendim i cili nuk ka te beje fare me çiftin Brojka.

"BOOM"  u bën thirrje organeve kompetente të hetojne këtë rast dhe të  marrin masa të menjëhershme.



/Ora News.tv/