BOOM: Tirana pa 200 shkolla. Veliaj shkel premtimet dhe për kopshtet

Emisioni “BOOM” është ndalur tek disa nga premtimet e pambajtuara të kryetarit Veliaj. Në tetor 2017, gjatë inaugurimit të çerdhes së parë, të ngritur në një ambjent të marrë me qira, Velaij premtoi.

Veliaj: Kemi filluar të shohim në qytet nëse mund të marrim direkt me qira godina që tashmë janë të përshtatura si shtëpi të mëdha për t’u transformuar pastaj në çerdhe 2 ose 3-katëshe. Do të vazhdojmë një proces kërkimi në të gjithë qytetin për të kuptuar zonat ku kemi kërkesën më të lartë për ndërtesa të ngjashme që me pak punë mund të konvertohen në çerdhe ose kopshte.

3 vjet pas këtij premtimi, Bashkia Tiranë nuk ka hapur asnjë kopsht apo çerdhe në një ambjent të marrë me qira, edhe pse kërkesat nga ana e prindërve, taksapagues të kësaj bashkie, kanë qenë të larta.

Ky fakt është pranuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në përgjigjen e saj zyrtare për "BOOM".

Një tjetër premtim i pambajtur i kryebashkiakut Veliaj është edhe ai se Tirana do të kishte 200 shkolla brenda mandatit të tij të parë.

Veliaj: Plani ynë ka qenë që në 4 vitet e para të kemi për t`i shërbyer 1 milion banorëve 200 shkolla.

Një vit më pas, në 2016 për Erion Veliajn, Tirana kishte më shumë se 200 shkolla në territorin e saj.

“Motoja jonë është çdo ditë një shkollë që fillon lyerjen dhe sistemimet për tu siguruar që mbi 200 shkolla në të gjithë territorin e Tiranës së madhe të jenë gati për vitin e ri shkollor.” 

Nga ana tjetër vetë përgjigja e bashkisë Tiranë tregon se në të gjithë territorin e kësaj bashkie në vitin 2020 ka 138 dhe jo 200 shkolla, duke nxjerrë zbuluar kështu një tjetër premtim të pambajtur të kryetarit Veliaj, të cilin përpiqet ta mbulojë duke mashtruar.

EMISIONET