Emisioni BOOM ka sjellë një fenomen, që është kthyer në dramë të shoqërisë shqiptarë, atë të braktisjes së fshatrave.

Bëhet fjalë për fshatin Peshkëpi i vjetër në Vlorë.

Mungesa e ujit dhe e rrugës ka bërë që dhjetëra familje të largohen nga fshati dhe nëse shikon ndonjë dritë ndezur në shtëpi aty jetojnë vetëm dy të moshuar.

"Fshati ynë është braktisur  plotësisht, edhe pse është shume i bukur. Arsyeja është se nuk ka ujë dhe rrugë. Shtëpitë janë  rrënuar, ka vetëm 8 shtëpi me nga 2 pleq", thotë një prej banorëve.

/Ora News.tv/