'BOOM' - Ndërtimi i HEC-it në Pishkash, firma lë banorët pa ujë dhe pret drurët frutorë

Ndërtimi i një Hidrocentrali në fshatin Pishkash, po lë pa ujë banorët dhe po dëmton bimësinë frutore.

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora sot sjell shqetësimin që kanë banorët e Pishkashit, pjesë e Bashkisë Përrenjas.

Prej 2 muajsh banoret vuajnë mungesën e ujit për vaditje pasi Shoqëria ‘Rei Energji’ ka filluar punimet për ndërtimin e një HEC-i.

Banorët ankohen për mungesën e ujit të vaditjes. Thonë se ka 2 muaj që nuk ka ujë dhe po i thahen të gjitha prodhimet e mbjella.

Banori: Jam mbi 80 familje që furnizohet nga ky ujë, për vaditje, për të pirë, për bagëtitë, por kjo firma që ka ardhur e ka bllokuar. Si plasi koronavirusi, ata gjetën rastin dhe e shfrytëzuan me ekskavatorë. E prenë pyllin dhe tokat na i prishën, edhe pemët i prenë. Ne me pemë mbahemi. U tha uji i gjithi.

Banori: Ne jemi ankuar në bashki, por kryetari thotë nuk di gjë, janë bërë kontratat. Kanalin e ka hapur vetë fshati qysh në shekullin 15-të. Me këtë uji ka vaditur gjithë këto vite fshati. Erdhi edhe policia na tha se janë bërë letrat, pro ne duam ujë se nuk kemi as të pijshëm.

Banori: Kemi kontaktuar me firmën dhe na thanë se do të na venë një pompë, por me atë pompë është kot fare. Nuk ka ujë fare as për të larë, as për të pirë. Ne na bllokoi brenda, ndërsa firmën e ka lënë të lirë. 

Banori: Qeveria duhet të na pyeste për çdo veprim, se jemi njerëz. 

Banori: Kemi bërë 3-4 herë takime, por asnjë përfaqësues i bashkisë nuk ka ardhur. Jemi të braktisur. 

Ndërsa një banor denoncon në “Boom” duke shprehur se firma ka prerë drurët frutore dhe nuk i ka kompensuar ata.

Shefki Mekshi: Deri këtu ka qenë me pemë, por kur erdha këtu ishin prerë pemët deri lart. Ata nuk duan të dinë gjë fare. Unë e kam tokë me certifikatë pronësie. Ata thonë se këto pemët do t’i kalojë nga bashkia. Po dueht t’i mbante shënim dhe të paguante para.

Por pavarësisht kësaj, banorët nuk kanë marrë asnjëlloj kompensimi për prerjen e pemëve.

Shefki Mekshi: Këtu ka pasur qershi dhe kumbulla, bënte raki. Kjo tokë është me certifikatë pronësie, 8 familje që jemi këtu. edhe gjermani kur kaloi në ‘44-tën nuk e ka bërë këtë.

Në lidhje me mungesën e ujit vaditës i ka kërkuar firmës që deri ne 31 maj të marrë masa që të furnizojë banorët me ujë për vaditje në të kundërt do të ketë penalitete nga Bashkia.

“Boom” ka shkuar edhe te bashkia e Përrenjasit për ta adresuar këtë problem të banorëve, të kryetari Nuri Belba.

Nuri Belba: Një firmë koncensionare ka marrë përsipër ndërtimin e një HEC-i dhe ka filluar ndërtimin. Është dhënë në vitin 2012. Banorët nuk kanë ardhur të ankohen. Por unë duke parë që po afron sezoni i vaditjes që të sigurojë vaditjen për tokat që janë nënë këtë kanalin vaditës. Po pres zgjidhje, edhe me elektropompa që ta hedhë ujin sipër, por edhe mënyra të tjera që ka thënë firma se do t’i bëjë. 

Unë nuk kam ankesa nga banorët për prerje pemësh. Ne kemi specialistët tanë dhe e di që drejtoria ebujqësisë përcakton ata që do të shpronësohet duke parasysh edhe për pemët frutore. U bëj thirrje banorëve që të raportojnë për çdo pemë të prerë, unë do të ngre një grup dhe do të ndodhë kompensimi për çdo pemë. 

Në lidhje me mungesën e ujit vaditës kryetari i Bashkisë i ka kërkuar firmës që deri ne 31 maj të marrë masa që të furnizojë banorët me ujë për vaditje në të kundërt do të ketë penalitete nga Bashkia.

Por kur sot data shënon 4 qershor një problematikë e tillë nuk është zgjidhur akoma.

EMISIONET