BOOM: Horror dhe kushte skandaloze në thertoren e bashkisë Tropojë

BOOM: Horror dhe kushte skandaloze në thertoren e bashkisë

Emisioni Boom ka zbuluar skandalin e thertores së qytetit të Tropojës, që ndonëse për institucionet figuron e mbyllur, vazhdon aktivitetin e saj.

Mjedisi në të cilin kryhet therja e kafshëve sipas ligjit duhet të garantojnë përmbushjen e kushteve higjienike, mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit, ndryshe nga sa ndodh në theroren e bashkisë Tropojë.

Bashkëpunëtori i Boom bisedoi me kasapin, i cili jo vetëm pranon që në ato kushte të therë kafshën, por zotohet se mund të gjejë edhe një veteriner për ta vulosur mishin fiktivisht.

Bashkëpunëtori i Boom: Dua të më therësh një viç

Kasapi: Kur?

Bashkëpunëtori i Boom: Nesër, ça ore nesër?

Kasapi: Në këtë ora, më herët në daç. Edhe vulën mos e gjej unë që ta vej ty. Do thërras doktorin direkt që merret me ne.

Në lidhje me këtë skandal veterinerja e bashkisë shprehet se thertorja prej një viti është e mbyllur, po ashtu edhe dyqanet e mishit të cilat furnizoheshin prej saj.

Përmes kamerave të fshehta Boom zbuloi të kundërtën, therje që kryehen për çdo ditë në thertore dhe dyqane që shesin mish as 100 metra larg zyrave të Bashkisë, duke deklaruar që shpesh vula është fallco.

Gazetarja: Ka disa dyqane mishi këtu, nga e marrin mishin?

Veterinerja e bashkisë Tropojë: Tash? Ku di unë ku e marrin këta. Këta nuk marrin mish, këta janë të mbyllur gjithandej. Ne i kemi me dokumentacion të mbyllur. Nuk kam parë dyqan të hapur.

Gazetarja: Si, të gjithë dyqanet e mishit janë të mbyllura?

Veterinerja e bashkisë Tropojë: Dyqanet e mishit, se ato furnizohen nga thertorja. Thertorja është mbyllur. Ne nuk kemi ndonjë burim të therjes së kafshëve.

Boom: Keni me vulë?

Shitësi i dyqanit të mishit: Me vulë doktori, po. Të certifikuar. Ajo vula është dhe diçka falso, po mishi është i mirë

EMISIONET