BOOM: Dentisti italian që fsheh klinikën e tij në Tiranë pas një kopshti fëmijësh

Pas disa telefonatave të mbërritura në redaksinë e emisionit "BOOM", ku dyshohet se një dentist italian ushtron aktivitetin i palicensuar në Tirane, grupi i xhirimit të "BOOM" bëri një investigim në lidhje me këto denocime.

Gazetarët e emisionit investigativ mësuan se vendi ku ushtron aktivitetin dentisti italian është zona e Liqenit të Thatë , ndqrkohë që një kalimtar i zakonshëm nuk mund ta identifikojë me sy të lirë si një klinike dentare. Klinika ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që rreth e qark klinikës ka logo të një kopshti fëmijësh çka të jep idenë se ky ambient është një kopësht.

Nuk ka asnjë tabelë identifikuese që këtu ndodhet një klinikë dentare, ndërkohë që dentisti italian në shumicën e rasteve punon me takime.

Një bashkëpunëtor i stafit "BOOM" ka shkuar te klinika dhe i ka rënë derës, por askush nuk është përgjigjur.

Më pas i ka kërkuar ndihme kamarierit të lokalit ngjitur, i cili ka kontaktuar me asistenten e doktorit dhe më pas i është mundësuar një kontroll.


Dentisti italian i bën kontrollin teksa në klinikë  vihet re mungesa e higjenës.

Pasi dentisti i bën kontrollin i thotë midis të tjerash se pastrimi i gurëzave kushton 4 mijë lekë.

Duke u nisur nga fakti që dentisti italian kërkonte 4 mijë lekë për pastrimin e gurëzave, i njëjti person iu drejtua disa klinikave të tjera dentare në Tiranë për ti pyetur sesa i kushtonte pastrimi i gurëzave.

Pasi ka shkuar te disa klinika, çmimi minimal ka qenë 1500-2000 lekë.

"BOOM" pyeti doktoreshë Anila Lasken, specialiste stomatologe, në lidhje me rreziqet që paraqet në shëndetin e pacientit mungesa e higjenës.

Laska: Rreziqet janë të shumta, duke filluar nga virusi HIV deri te hepatitë të ndryshme.


EMISIONET