BOOM: 68-vjeçari nuk bën dot analizën e prostatës

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në Durrës, për shqetësimin e një 68-vjeçari, i cili vuan nga shqetësimet në prostatë.

Ai kërkoi ndihmën e emisionit "BOOM", pasi në Poliklinikën e Specialiteteve Durrës, nuk arrin dot të bëjë analizën e PSA-së, pas rekomandimit të mjekut më 11 shkurt , pasi janë vënë re probleme në prostatë.

Të njëjtën analizë e ka bërë në nëntor 2018 , pranë laboratorit të kësaj poliklinike. PSA-ja është një analizë gjaku që bëhet në rastet kur dyshohet për kancer në prostatë. Ai është interesuar disa herë por i kanë thënë se nuk ka solucion për kryerjen e saj.

Denoncuesi: Jam me prostatë dhe bëj analizat e prostatës. Kam bërë ekon dhe urokulturën dhe tani mbetet për t'u bërë analiza e PSA-së. Para dy muajsh e kam bërë këtu në këtë dhomë dhe kur erdha para katër-pesë ditësh më thanë që nuk ka. Shko tek privati më tha dhe unë i thashë që te privati s'kam lekë për të shkuar.

Gazetari: Çfarë nuk kishin ?

Denoncuesi: Nuk ka solucion tha ,për të bërë këtë lloj analize të PSA-së.

Gazetari: Pse është kaq e nevojshme ta bësh kaq shpejt ?

Denoncuesi: Ajo përcakton përbërjen e prostatës. Mbi atë bëhen gjithë veprimet e tjera. Ika te shefja dhe ajo më tha që s'ka. Më thanë që interesohu pas dy-tre javësh. Erdha dje prapë dhe më thanë që nuk ka. I thashë po kur vijnë dhe më thanë që ata na gënjejnë ne dhe ne ju gënjejmë juve.

E kam të nevojshme se unë kam bërë dy të tjerat dhe më ka mbetur vetëm ajo .Mjeku pa bërë atë nuk më jep ilaçe.

Gazetari: Është urgjente ?

Denoncuesi: Më duhet urgjent ajo. Jam i detyruar që nëse këta vonohen me javë apo me muaj unë do të shkoj te privati .

Dy punonjese u shprehen se kjo analizë nuk bëhet dhe se kjo nuk varet prej tyre. Madje njëra prej tyre tha se po ashtu nuk bëhen disa lloje analizash. Punonjësja tjetër tha se të paktën deri në mars nuk do ketë një analizë të PSA dhe se kjo ka lidhje me tenderimet.

Denoncuesi : Erdha prapë për analizën e prostatës, të PSA-së.

Punonjësja 1: Nuk bëhet.

Denoncuesi: E kam bërë para dy muajsh këtu unë.

Punonjësja 1: E ke bërë por kanë mbaruar solucionet .

Punonjesja 2: S'ka për tu bërë ,deri në mars njëherë ...Ja edhe unë si puna jote. Babain tim, si puna jote e kam, te privati e coj.

Shoqëruesi : Kur mund të vijë ajo ?

Punonjësja 1: Nuk e di. Kur të na marrin në telefon e thonë p.sh filan solucion ka ardhur .

Punonjësja 2: Pa u bërë tenderat ...

Punonjësja 1: Ka mbaruar ai lëngu që bëhet. Janë shumë analiza që nuk po bëhen .

Shoqëruesi : Po sa lekë bëhen tek privati ?

Denoncuesi: 20 mijë.

Punonjësja 2: Pse 20? 15.

Punonjesja 1: Ne jemi punëtorë. Çfarë na thonë, bëjmë.

Denoncuesi: Po unë çfarë të bëj ? Tek privati unë nuk shkoj .

Shoqëruesi: Po kur mund të vijë ?

Punonjësja 1: Do kaloni herë pas here .Do pyesni herë pas here .

Punonjësja 2: Shko te Ilirjana lart.

Punonjësja 1: Të njëjtat gjera do të thotë edhe ajo .

Denoncuesi: Ta kërkojë ajo. Ajo është shefe .

Punonjësja 2: Gjyshi! Po s'të dha lekë çuni për të pirë një kafe , me çfarë do e pish kafen ?

"Boom' shkoi për t’u interesuar lidhur me mungesën e kësaj analize , por nuk mori përgjigje as nga shefja e laboratorit e as nga punonjeset aty, të cilat braktisën sallën e analizave dhe mbyllën dyert.

Shefja e Laboratorit: Çfarë kishe?

Gazetari: Jemi nga tv...

(shefja përpiqet të mbyllë derën)

Gazetari: Të lutem më sqaro diçka ...

A mund ta dimë se pse nuk përgjigjeni ?Ne kërkojmë një informacion .A mund të na jepni një përgjigje ? Të lutem, a mund të na jepni një përgjigje ?

Gazetari: Të lutem, a mund të na jepni një përgjigje ?

Punonjësja: Unë nuk jam e këtij profili. Është shefja.

Gazetari: Po pse nuk na përgjigjet shefja? Dmth, askush prej jush nuk përgjigjet për një informacion që ne e duam .A është kjo mënyra për të informuar publikun? Ok , shkojmë lart te shefja .

Mbi llojin e analizës na  dha detaje mjeku urolog në Poliklinikën e Tiranës sipas të cilit kryerja e PSA nuk duhet të zgjatet në kohë.

Mjeku urolog  Klodian Demiri: Ka një sërë patologjish që prekin prostatën. Mund të jenë të aspektin neoplazik . Shikohet me ekzaminimet paraprake , me ekzaminime më të hollësishme. Fillohet me vizitën fizike, klinike me mjekun e familjes paraprakisht dhe me mjekun specialist. Më pas bën ekzaminime të tjera siç janë ekoja , bëhet një markues tumoral, PSA quhet, i cili klasifikon më pas nivelin e riskut që mund të paraqesë pacienti për të shkuar më tej me ekzaminime më të hollësishme apo për ndjekje më të afërt në kohë.

Gazetari: Nëse vonon kryerja e analizës , a mund të përparojë sëmundja?

Mjeku urolog  Klodian Demiri: Pacienti duhet të jetë i përgatitur për këto lloj situata. Ndikojnë disa faktorë që janë infektozë, në të cilat vendoset koha më e përshtatshme për tu bërë PSA, një kohë e caktuar, pa shtrirje të gjatë në kohë. Duhet bërë dhe të ndiqet edhe nga ekzaminimet e tjera, duhet të jenë të hollësishme dhe ndjekje nga afër. E rëndësishme është diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë për të ulur impaktin.

Gazetari: Në cilat institucione shëndetësore behen këto analiza?

Mjeku urolog  Klodian Demiri: Në sistemin ambulator dhe analiza më të hollësishme në sisteme spitalor.

EMISIONET