BOOM/ 36-vjeçari rrezikon të verbohet, shteti asnjë zgjidhje! Ndihma i vjen nga Austria

BOOM i është rikthyer sërish rastit të babait 36-vjeçar, i cili rrezikon të humbë shikimin, për shkak se nuk mund të marrë ilaçin e nevojshëm.

Alfred Rami duhet të trajtohet me ilaçin Humira, por ky mjekim, i cili gjendet në listën e barnave të rimbursueshme, por jo për shërbimin okulistik.

Pas denoncimit, Alfredi iu drejtua zyrës së bashkëqeverisjes.

Zyra e Bashkëqeverisjes:  Ju bëjmë me dije se në vijim të komunikimit dhe për shkak të kufizimit të përcaktuar në listën e barnave të rimbursueshme 2018, për barin Adalimumab është sipas protokollit të fondit, nën monitorimin dhe përgjegjësinë e komisionit të mjekëve të reumatologjisë, gazstrohepatologjisë, dermatologjisë kryesuar nga shefi i shërbimit përkatës në QSUT. Ju është kërkuar të paraqiteni pranë shërbimit të konsultës në QSUT, të pajisur me dokumentacionin shëndetësor për të bërë një vlerësim të saktë dhe për të parë mundësinë e përfitimit të barnave të përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme sipas kartelës suaj mjekësore dhe ecurisë suaj shëndetësore.

Alfredi ndjek sugjerimin e zyrës së bashkëqeverisjes, por ajo rezulton një farsë.

Alfred Rami: Mora rekomandimet në Burrel dhe erdha tek qendra e konsultave në QSUT. Bëra një takim atje, takova shefen e reumatologjisë, më priti, bëmë një takim unë dhe ajo me stafin e saj dhe më thanë si ilaç ne e kemi por ne s`mund ta japim me këtë dozë që e ka okulistika, ne e kemi 10 mg. Kurse okulistika e ka shkruar 40 mg. Si rast i veçantë më thanë drejtoju FSDKSH. Nuk më dhanë asnjë lloj zgjidhje. Thjesht më kanë munduar më shumë, ndihmë shumë keq.

Menjëherë sapo ky rast u transmetua në BOOM na mbërriti një mesazh në adresë të Boom, i cili shkruan se do të ndihmojë Alfredin. Gazetarja e BOOM e telefonoi dhe zotëria tha se vuan nga e njëjta sëmundje. Ai jetonte në Austri dhe do ti sjell dy gjilpëra nga atje. Vlera e tyre është nga 700 euro secila. Zotëria thotë se ka edhe kokrra, të shpresojmë që ky informacion do t`i vijë në ndihmë Alfredit.

Gazetarja e BOOM tentoi të kontaktojë për këtë rast dhe vetë ministren e Shëndetësisë, madje i ka dërguar mesazh edhe në adresën e saj në facebook për Alfredin, por nuk nuk është marrë asnjë reagim.

EMISIONET