Leonardo Bonucci rinovoi kontratën me Juventusin që do ta mbajë të lidhur me kampionët e italisë deri në vitin 2024.

Qendërmbrojtësi është pjesë e zonjës së vjetër që prej 2010, ku pati vetëm një shkëputje në vitin 2017 për tek rivalët e Milanit.

Ai u rikthye vetëm 1 vit më vonë në këmbim të Caldaras. 32 vjeçari ka luajtur afërsisht 400 ndeshje për Juventus ku ka shënuar edhe 25 gola.

Në rang kombëtaresh ai regjistron rreth 100 ndeshje me Italinë.

/Ora News.tv/