Bone fam edhe n'fund dështove! S4MM 'sulmon' publikisht Feron

Dukej sikur vëmendja e diss-eve ishte përqendruar tek reperet shqiptare, por ka filluar sërish 'lufta' mes meshkujve.

Ishte reperi Samir nga Tetova, i njohur si S4MM që publikoi një fotografi në profilin e tij në Instastory për ti bërë diss Feros.

"Bone fam edhe në fund dështove", shkruajti ai. Kujtojmë se kënga më e re e Feros mban titullin 'Bona fam', prandaj Samiri ka zgjedhur këtë shkrim.

Nuk ka munguar replika e reperit nga Kosova që publikoi një video në Instagram me këngën e Ghetto Geasy "Drog për vesh".

Mbetet për tu parë se ku do shkojë lufta mes tyre pasi kanë vetëm pak ditë që kanë publikuar projektet e reja.

 





View this post on Instagram

 








EMISIONET