"Bomba" me tonelatat e ushqimeve, AKU bllokoi 880 ton produkte ushqimore

"Bomba" me tonelatat e ushqimeve, AKU bllokoi 880 ton produkte

141 ton miell që mbahej mes minjve të ngordhur dhe kimikateve të bllokuara një ditë më parë, janë vetëm një pjesë e vogël e ushqimeve që hidhen në treg për konsum edhe pse janë jashtë standardit.

Vetëm në 8 muaj janë zbuluar 880 ton produkte jashtë standardit dhe që mund të përbënin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Alarmi bëhet edhe më i madh kur subjektet tregtojnë pa licencë.

Mariklen Menkshi: Për aq kohë sa nuk disponojnë licencë nuk figurojnë as në regjistrat e AKU për të kryer kontroll nga këto subjekte. Janë konstatuar edhe problematika të tjera, që nga produktet e skaduara apo edhe një sërë problematika që lidhen me vetëkontrollin, kushtet higjieno sanitare.

Vetëm në muajin gusht janë bllokuar rreth 550 ton ushqime.

Për  kryetarin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit Hasan Stafa problematikë mbeten produktet me origjinë shtazore.

Hasan Stafa: Janë produkte që janë rrezik potencial, nëse nuk ruhen në kushte të përshtatshme frigoriferike minimalisht deri në 4 gradë.

Stina e verës është edhe më problem sa i përket sigurisë ushqimore. Në repartin e infektivit çdo ditë paraqitet një person me shenja helmimi. Ndërsa rasti më i rëndë është regjistruar në Dibër ku një person u helmua prej nënprodukteve të mishit. Po ashtu edhe rastet e intoksikimit të grupeve të dasmorëve mbetën shqetësim për mjekët.

EMISIONET