Në ditën ndërkombëtare te mbrojtjes së mjedisit, dhjetra banorë të zonës së Porto-Romanos të mbështetur nga aktivistë të Partisë Agrare Ambjentalise protestuan pranë vendgrumbullimit të mbetjeve që në mënyrë simbolike e shpallën skenë krimi mjedisor.

Gentjan Gaba: Tumori këtu ka kapërcyer gripin si sëmundje e parë dhe askush prej dekadash nuk po bën gjë.

Perfaqesuesi i PAA-së, akuzoi bashkinë e Durrësit per situatën e krijuar, e cila tha ai po demton shëndetin e qytetarëve.

Gentjan Gaba: Të bëjë publike jo vetëm për qytetarët e Durrësit por të gjithë Shqipërisë se çfarë ka në mend të bëjë me këtë vendgrumbullim.

Vetë banorët tregojnë se janë prekur nga sëmundje infektive deri tek ato vdekjeprurëse për shkak të ndotjes.

Në këtë vendgrumbullim depozitohen mbetjet e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës. Situata është në këtë gjëndje prej rreth 20 vjetësh, ndersa pasojat i vuajnë qytetarët durrsakë.

/Ora News.tv/