Bojkotojnë mësimin edhe studentët e Universitetit të Durrësit e Elbasanit

Bojkotojnë mësimin edhe studentët e Universitetit të

Studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës por dhe ato të “Alesandër Xhuvanit” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar grupit të studentëve të Tiranës.

Në Durrës- Studentët e Universitetit Aleksandër Moisu në Durrës kanë bojkotuar mesimin duke u ngujuar  brenda ambienteve të kampusit universitar.

Vendimi  është marrë pas një takimi të Këshillit Studentor.

Student: "Kemi vendosur të gjithë unanimisht që të qëndrojmë këtu 24 orë derisa të zgjidhet ky problem."

Sipas tyre rruga  e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

Student: "Jemi të vetëdijshëm se duhet të ngrejmë zërin se janë të drejtat tona. Sepse nuk anë të kundraligjshme, janë të gjitha legjitime."

Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve thonë studentët, informon gazetari i Ora News në Durrës Leonidha Musaj.

Procesin mësimor e cilësojnë shumë te rëndësishëm , por akoma më të rëndësishëm  sistemin cilësor të arsimit.

Student: "Nëse kryeministri nuk plotëson 8 kërkesat është më mirë të japë dorëheqje sesa të ushtrojë dhunë ndaj studentëve në fakultete."

Të shumta në numër studentët  thonë se do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët e tyre  në Tiranë  deri në plotësimin e kërkesave dhe rrezimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gazetarja e Ora News në Elbasan, Belinda Ruçaj informon: “një pjesë e studentëve kanë hyrë në mësim se kanë frikë që pedagogët mund të ngelin, ndërkohë që një grup prej gati 30 studentësh qëndrojnë në hollin e universitetit në shenjë bojkoti”


EMISIONET