Bojkoti i stërvitjes nga ana e futbollistëve të Skënderbeut ishte tema kryesore në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora. Gazetari, Altin Sulçe e konsideron këtë vendim si fatkeqësi për një ekip futbolli.

"Dita nuk mund të flas aq qartë për këtë situatë, por problemet janë më të mëdha tek ekipi. Është e rëndë për një ekip futbolli që lojtarët të bojkotojnë stërvitjen. Gjithsesi ata janë shumë të fortë për këto probleme që kanë.I është mbyllur një dritare për Europën dhe është shumë e vështirë," tha Sulçe.  

/Ora News.tv/