Boateng e konfirmon: Barça, unë po vij!

Boateng e konfirmon: Barça, unë po vij!

Transferimi i Kevin-Prince Boateng te Barcelona është thjeshtë çështje kohe.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë mesfushori ganez, i cili do të largohet nga Sassuolo në formulën e huazimit për tu transferuar në Katalonjë.

"Barça, unë po vij!"- tha 31-vjeçari për gazetarin e "Sky Sport Italia", Fabrizio Romano.

"Unë jam i trishtuar që do lë Sassuolo, por është një shans i madh. Mos më pyesni për Real Madridin ... është vetëm e kaluara! Unë vetëm dua të përqëndrohem te Barcelona dhe shpresoj që të shënoj në Bernabeu në Clasico tjetër".

Për të pasur shërbimet e mesfushorit, Barcelona do të paguaj rreth 2 milion euro në arkat e Sassuolës për huazimin dhe 8 milion euro të tjera për blerjen përfundimtare.

EMISIONET