Bllokimi i 550 ton karburant, Rama paralajmëron: Ose sipas ligjit, ose goditjen e ligjit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi bllokimit të 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit. 

Në një postim në Facebook, Rama paralajmëron se ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë duhet të zgjedhin të veprojnë sipas ligjit ose do goditen nga ligji.

Ndërsa thekso se janë në shënjestrën e strukturave të shtetit. 

Kryeministri u shpreh se lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet duke filluar sipas tij çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë.

"Kush merret me nafte duhet te zgjedhe: o sipas ligjit o goditjen e ligjit.

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit.

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!"-shkroi Rama.

Rafineria e Ballshit do të hidhte në treg 550 ton karburant, i cili ishte jashtë parametrave të duhura. Inspektorët zbuluam sasinë dhe pas analizave e bllokuan duke mos lejuar shpërndarjen në pikat e shitjes.




EMISIONET