Blert Morina fiton gjyqin për ndërrimin e gjinisë nga "F" në "M" në dokumentin e identifikimit

Blert Morina fiton gjyqin për ndërrimin e gjinisë nga

Gjykata Themelore në Prishtinë i jep të drejtë Blert Morinës dhe detyron Agjencinë e Regjistrimit Civil ti ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit

Mediat kosovare shkruajnë se më 11 dhjetor 2019 është bërë i plotfuqishëm Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin I jepet të drejtë Blert Morinës ta ndërrojë shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumente të identifikimit në përputhje me identitetin e tij gjinor.

Morina kishte kërkuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë në prill 2018, që t’i ndërrohet emri nga «Blerta» në «Blert» dhe shënuesi i gjinisë nga gjinia femërore «F», në shënuesin e gjinisë mashkullore «M».

Pas përgjigjes refuzuese të Zyrës së Gjendjes Civile dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Morina bëri padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë duke kërkuar që t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor.

Paralelisht me padinë e parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Morina kishte ngritur edhe një kërkesë për shqyrtim të kushtetushmërisë të vendimit refuzues të ARC-së në Gjykatën Kushtetuese.

Sidoqoftë, kushtetuesja ia kishte hedhur poshtë kërkesën si të parakohshme, me arsyetimin se duhet shterrë mjetet e rregullta juridike para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ky rast morri vëmendje të madhe nga publiku si rasti i parë publik i një personi transgjinor që kërkon nga shteti i Kosovës t’i njihet ligjerisht identiteti i tij gjinor.

ARC, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore kishte dërguar përgjigje në padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sidoqoftë nuk është paraqitur në asnjërën nga dy seancat gjyqësore të mbajtura në këtë gjykatë.

Paralelisht me padinë e parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Morina kishte ngritur edhe një kërkesë për shqyrtim të kushtetushmërisë të vendimit refuzues të ARC-së në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, kushtetuesja ia kishte hedhur poshtë kërkesën si të parakohshme, me arsyetimin se duhet shterrë mjetet e rregullta juridike para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ky rast morri vëmendje të madhe nga publiku si rasti i parë publik i një personi transgjinor që kërkon nga shteti i Kosovës t’i njihet ligjerisht identiteti i tij gjinor.

ARC, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore kishte dërguar përgjigje në padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sidoqoftë nuk është paraqitur në asnjërën nga dy seancat gjyqësore të mbajtura në këtë gjykatë, shkruan Insajder.com

EMISIONET