Blendi Fevziu tregon sa ka fituar me librin “Tirana e Nonës”

Blendi Fevziu tregon sa ka fituar me librin “Tirana e Nonës”

Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë i ftuar mderatori i njohur Blendi Fevziu. Gjatë intervistës ai ka treguar sa ka fituar me librin “Tirona e Nonës”.

Rudina Dembacaj: A ke fituar para me librin Tirona Nonës?

Blendi Fevziu: Shiko hiq librin Enver Hoxha që kisha disa kontrata sepse ndodhi, në përgjithësi me librin unë nuk fitoj para në çmimin e shitjes, unë vendos një masë sa e gjykoj unë dhe ja shes librin shtëpisë botuese e cila mund të shesi sa kopje të dojë. Shitja për mua është kënaqësi që libri të shkojë tek lexuesi, po nuk është pjesë financiare tani po të them një gjë në këtë vend fitohet duke ndërtuar pallate me beton fallco, beton te keq dhe me mungese hekuri. Nuk fiton kurrë me libra, për këtë të garantoj, libri për mua është pasion dhe trashëgimi që ti e lë mbrapa. Tani kam përfunduar së shkruari dhe një tjetër, pres të nxjerr librin tjetër që e kam të mbaruar," ka përfunduar ai. 


EMISIONET