Biznesmenit i vjedhin orën 800,000 dollarë nga dora

Biznesmenit i vjedhin orën 800,000 dollarë  nga dora

Një biznesmen japonez kishte vendosur një orë me vlerë 800.000 dollarë në dorë ndërsa po dilte nga një hotel me 5 yje në Paris.

Ai po pinte një cigare jashtë Hôtel Napoléon afërArc de Triomphe dhe Champs-Elysées kur një hajdut i mori orën nga dora.

Hajduti iu afrua me pretekstin për ti marrë një cigare dhe kur biznesmeni nxori dorën nga xhepi ai i mbërtheu orën me forcë dhe iku me vrap.

Ora ishte e markës Richard Mille Tourbillon Diamond Twister.

Ora luksoze zvicerane ishte e mbuluar me diamante dhe vlera e saj shkon 830.000 dollarë

Policia po heton për kapjen e hajdutit.

Ora mund të shitet në tregun e zi rreth 30% ose 50% më pak se vlera e saj e vërtetë.

EMISIONET