Kjo iniciativë e Portalit të Biznesit Shqiptar, Yellow Pages Albania dhe Çelësi Media Group, fton të gjithë bizneset të solidarizohen duke treguar mbështetjen e tyre për të gjithë shqiptarët në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

"Në këtë gjendje të jashtëzakonshme kufizimi të lëvizjes dhe karantinimi, kemi krijuar këtë hapësirë dhe mundësi on line të dedikuar të gjitha bizneseve që ofrojnë shërbime në formë dixhitale, trajnime, aktivitete edukative on line, apo produkte, oferta dhe shërbime të lëvruara në shtëpi, me synimin për të ndihmuar çdo të prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo pandemi shkatërrimtare për normalitetin e përditshmërive tona.  Në këto momente të vështira, është më e rëndësishme se kurrë të bëjmë çfarëdo që mundemi për t'iu gjendur pranë e ndihmuar çdo familje shqiptare".

Kjo hapësirë unike i mundëson çdo qytetari dhe familjeje shqiptare të informohet dhe përfitojë nga shtëpia të gjitha ofertat e solidaritetit të bizneseve shqiptare që kanë zgjedhur të gjenden pranë e të ofrojnë mbështetje për lehtësimin e këtyre ditëve të vështira.

Nëse doni të bëheni pjese ju mund te klikoni ketu

/Ora News.tv/