Biznesi kërkon drejtësi, punonjëset kundër banorëve të fshatit: Nuk ka cënim pronësie

Biznesi kërkon drejtësi, punonjëset kundër banorëve

Punonjëset e fabrikës së peshkut "Rozafa" në Elbasan kanë reaguar të shqetësuara sa i përket protestave të disa banorëve të Labinot Fushës. Për to akuzat nuk qëndrojnë.

Pretendeimeve për pronësinë e tokës u ka kthyer përgjigje kryetari i njësisë administrative Astrit Hazizi.

“Ne paguajmë tatimet e ata hanë prodhimet. Ku është e drejta e këtyre njerëzve dhe vijnë e kërkojnë të mbyllet fabrika”.

Përsa i përket ndotjes që pretendohet nga banorët që mbetjet derdhen në lumin Shkumbin administratorja e firmës sqaron se ato janë të padëmshme.

“Të qetësohen sepse nuk do ndodhi që të grabiten me dhunë tokat ujin apo diçka tjetër.”

“Procesi i pastrimit dhe larjes së karkalecit. Për të kaluar në këto procese, uji duhet të kalojë në disa filtra. Të gjitha puset tona pastrohen një herë në vit me sondë”.

Nga ana e tij biznesmeni Gjergj Luca i citon këto "sulme" si politike për të dëmtuar imazhin e një biznesi i cili është duke ndihmuar mijëra njerëz.

“Duan qytetërim dhe ta zhvillojmë zonën? Nëse duan duhet ta bëjnë dhe rrugën e të punësojnë dhe njerëzit”.

Në këtë fabrikë janë punësuar rreth 1 mijë persona, ndërsa për shkak dhe se sipërmarrja është ndërtuar së fundi, teknologjia është me standardet e duhura.

EMISIONET