Bizneset me llogari bankare, 15 mijë biznese kanë afat deri në 26 tetor

Bizneset me llogari bankare, 15 mijë biznese kanë afat deri në 26

Reth 15 mijë biznese me xhiro mbi 2 mln lekë kanë edhe 20 ditë afat për të hapur një llogari bankare. Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, pranoi se kjo nismë do të ketë një kosto shtesë për bizneset, por sipas tij është e domosdoshme për të luftuar informalitetin.

Biznesit shqiptar do ti shtohet edhe një tjetër kosto.Janë rreth 15 mijë biznese me xhiro mbi 2 mln lekë që  kanë detyrimin e hapjes së një llogarie bankare.

Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, pranoi se kjo nismë do të ketë kosto për bizneset, por sipas tij hapja e llogarive është e domosdoshme për të ulur informalitetin.

Niko Lera: Do të jetë kjo kosto 10 lekë apo 12 lekë, është një hap i domosdoshëm që duhet ndërmarrë. Me rritjen e numrit të tatimpaguesve edhe sistemi bankar do të reagojë në drejtim të uljes së kostove.

Niko Lera paralajmëron se për të gjitha bizneset që nuk do të hapin  një llogari do të ketë penalitete.

Niko Lera: Qeveria synon  të përmbushë detyrimet në kuadrin e luftës kundër pastrimit të parave, të përmbushë detyrimet në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit. Kanalizimi i transaksioneve nëpërmjet bankave ndikon në këto procese.

Janë rreth 60 mijë biznese  me xhiro 0-2 mln që ngelen jashtë kësaj skeme dhe detyrimit për hapjen e një llogarie bankare.




EMISIONET