Detaje të reja nga historia e Alvin Berishës u zbuluan në konferencën e përbashkët për shtyp mes autoriteteve italiane dhe shqiptare pas kthimit në shtëpi të 11 vjeçarit.

Historia nis në 2014 kur u bë denoncimi i largimit të Valbonës me djalin e saj drejt Sirisë.

"E ëma ishte aq e radikalizuar sa mori dhe djalin e vete sepse të çonte një djalë në Siri do të thoshte të dërgosh një luftëtar të ri. Një djalë që do stërvitej për tu bërë luftëtar. Sapo mbërriti në Siri, ne zonën e Kalifatit, Alvin u fut në stërvitje" tregon Alberto Nobile, prokuror i antiterrorizmit në Milano, në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt në aeroportin e Fiumicinos

Prokurori tregon dhe pjesë të bisedave telefonike të përgjuara mes të atit dhe Alvinit. Tregoi lutjet e Alvin në telefonin të atit që i prekën shumë dhe nxitën fillimin e hetimeve. 

“Në telefonin e të atit mbërrinin telefonata ku thuhej. Babi më merr në shtëpi. Dua të kthehem në shkollë. Mami vishet si ninxha. Thirrjet e tij për ndihmë na prekën”  tregon Nobile

Prokuror i antiterrorizmit në Milano falenderon autoritetet shqiptare për bashkëpunimin.

“E bukura nuk është vetëm që Alvin e sollëm në shtëpi dhe e bashkuam me motrën. Ishte lojë e një skuadre ndërkombëtare dhe jemi krenarë. Është hera e parë në Europë, që një fëmijë jetim nga kjo qendër, që quhet dhe kampi i jetimëve, arrin të largohet. Alvin është i pari që është kthyer në shtëpi. Ishte një bashkëpunim i shkëlqyer nga të gjithë"

Alvin eshtë me prindër shqiptar  por ka lindur në Como të Italisë  

E ëma e Alvin vdiq në sytë e tij. Këto vite babai dhe motrat e dinin se kishte vdekur por një telefonatë nga kampi i Al Hol risjell shpresën: "Baba jam Alvin hajde me merr dua të kthehem në shtëpi!"

Menjëherë pas kësaj nis operacioni i shpëtimit.

Me gjithë vuajtjet që ka përjetuar gjatë këtyre 5 viteve, Alvin mbetet një fëmijë i buzëqeshur. Flet gjuhën arabe dhe pak shqip.


Lexoni dhe: Lleshaj nga Italia: Alvini i shpëtoi ferrit, operacioni mori vëmendjen e Ramës dhe Contes

/Ora News.tv/