Në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kur opozita vijon me vendimin për bojkot, kryetari i partisë më të re opozitare, Bindja Demokratike, Astrit Patozi, tha se nuk do të rivalizojë kandidatët e djathtë, duke mos vendosur emra përballë tyre. 

Patozi shprehu vendosmërinë për tu përfaqësuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Astrit Patozi: "Zotohemi se nuk do te nxjerrim kandidate per kryetarë në bashkitë ku ata jane regjistruar që votat e kundërshtarëve të qeverisë të mos çahen dhe të arrijmë qëllimin e përbashkët fitoren tonë ndaj çdo përfaqësuesi të rilindjes"

Këto deklarata, Patozi i bëri nga selia e Bindjes Demokratike.  Patozi nënvizoi se pjesëmarrja në zgjedhje është rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë Rama.


/Ora News.tv/