Bien investimet/Në prill-qershor, vlera e investimeve arriti në 223 mln euro

Bien investimet/Në prill-qershor, vlera e investimeve arriti në 223

Vlera e investime në tremujorin e dytë të këtij viti ka pësuar ulje me rreth 70 mln euro.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën prill-qershor, investimet direkte kanë qenë 223 mln euro nga 291 mln euro që ishin në tre muajt e parë. Kjo shpjegohet me faktin e përfundimit të investimeve në vend, kryesisht TAP dhe HEC-et Devoll. Peshën kryesore të investimeve në vend e zë sektori i energjitikës.

Investimet e huaja direkte në vend kanë pësuar një ulje të ndjeshme përgjatë periudhës prill-qershor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti investimet direkte ishin 223 mln euro, ndërsa në tremujorin e parë kanë qenë mbi 291 mln euro.

Investimet direkte kanë pësuar një ulje të lehtë me rreth 3 mln euro edhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo situatë lidhet direkt me ecurinë e punimeve në një prej projekteve më madhore të ekonomisë shqiptare siç është TAP, i cili po shkon drejt përfundimit por edhe të ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Devoll.

Projekti i Gazsjelllësit tashmë ka përfunduar rreth 80 % të totalit të punimeve.

Institucionet ndërkombëtare disa herë kanë ngritur si shqetësim faktin se niveli i investimeve në vend është në pikëpyetje për shkak të përfundimit të këtyre projekteve, por sipas qeverisë në vend priten të tjera investime të rëndësishme.

Nëse bëjmë një përllogaritje, në 6 muaj investimet direkte në ekonominë shqiptare llogariten në 515 mln euro.

Fluksi i investimeve të huaja direkte janë të përqëndruara kryesisht në sektorin e energjitikës në masën 46%, në sektorin e ndërmjetësimit financiar me rreth 15% dhe atë të hidrokarbureve në masën 12%.

Tremujori i parë 2018 291.88 mln euro

Tremujori i dytë 2018 223.3 mln euro

EMISIONET