Pas 12 orësh punime Kuvendi i Kosovës votoi mocion e votëbesimit duke rrëzuar qeverinë Kurti.

Të pranishëm në Kuvend ishiin 117 deputetë. Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar pro 82 deputetë, 36 ishin kundra dhe një prej tyre abstenoi.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani votoi kundra mocionit.

Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkëqeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu u bë shkak për ngritjen e mocionit Lidhja Demokratike e Kosovës.

/Ora News.tv/