Bie nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte, plagoset 40-vjeçari në Fier

Bie nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte, plagoset

Një 40-vjeçar në Fier ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen "Apollonia".

Shtetasi D.M, duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



EMISIONET