Moderatori i emisionit “Ekopolitikë” dhe ekonomisti, Besart Kadia i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se financat publike dhe roli i shtetit duhet të jetë më neutral në ekonomi.

Kadia kujtoi se korrupsioni ekziston në çdo ekonomi të botës, por ku ai bëhet qëllim në vetvete shkatërron ekonominë.

Besart Kadia: Nëse shqiptarët e dëgjojnë po largohen të rinj, po largohen të mirë kualifikuar e shohin si një fenomen social dhe mirë bëjnë që largohen. Por pas një viti përkthehet me pak të ardhura për shtetin dhe më pak fuqi pune, më pak aftësi për të rritur pensionet, më pak paaftësi për të prodhuar më lirë dhe që e prek direkt qytetarin. Jemi në një situatë të absurdit se si politika shqiptare, këta qaramanë harrojnë problematikat kryesore të vetes së tyre. 

Korrupsioni ndodh në çdo ekonomi të botës. 30% e GDP-së së Rusisë humbet në korrupsion. Nuk është fenomen që nuk njihet, në Amerikë ka korrupsion. Problemi është që nëse bëhet si qëllim në vetvete vetëm korrupsion dhe të gjithë mekanizmat shtetërorë janë për korrupsion apo gjithë mentaliteti i qeverisjes është për korrupsion, atëherë nuk ke gjë tjetër vetëm ke marrë peng një ekonomi dhe shoqëri dhe mbetemi tek kjo që zgjidhja më e parë është të largohen. Fakti është që depopullimi është efekti më i keq që i ndodh një ekonomie. 

Pavarësisht se kemi rritje ekonomike njerëzit po largohen për arsye të tjera sociale, por do preki shoqërinë shqiptare.  Prandaj dhe financat publike dhe roli i shtetit duhet të jetë më neutral në ekonomi.

/Ora News.tv/