Aleanca qeverisëse mes Partisë "Lidhja" e Lëvizjes 5 Yje çoi në një krizë të brendshme të qëndrës së djathtë në Itali, e cila ishte dhe koaliconi fitues i zgjedhjeve politike të 4 marsit.

Por kjo krizë duket se është kapërcyer pas takimit të zhvilluar pak orë më parë mes 3 lidërve të së djathës italiane.

Silvio Berlusconi i "Forza Italia", Giorga Meloni i "Fratelli d'Italia" e Matteo Salvini i "Lidhja" kanë zhvilluar një takim pune në rezidencën romane të ish-kryeminsitrit Berlusconi me fokus zgjedhjet e ardhshme lokale por dhe ato politike.

"Qëndra e djathtë jo vetëm që ekzitson por dhe reziston" ka thënë para gazetarëve lideri i koalicionit të së djathtës Silvio Berlusconi.

"Mbledhja e sotme, tha ai është garancia se qëndra e djathtë është e bashkuar e funksionon."

Në lidhje me të ashtëquajturën "tradhëti" të Salvinit ndaj koaliconit të së djathtës, duke pranuar aleancën qeverisëse me 5 Yjet, Berlusconi ka sqaruar se "sensi i përgjegjësisë mbi momentin politik që po kalonte vendi, bëri që aleanca e djathtë të lejonte bashkimin qeverisës të Lidhjes me Pesë Yjet" duke shtuar akuzën se "sot të gjithë jemi të vetëdijshëm mbi atë ç'ka po bën kjo qeveri".

Sipas ish-kryeministrit Berlusconi kjo qeveri sot nuk po bën asgjë për reformën fiskale, për reformën kundër burokracisë, për reformimin e drejtësisë, në sistemin e sigurisë, në reformën e shtetit social, kaq e domosdoshme për Italinë."

Sipas tij, masat e ndërmarra deri më sot nga qeveria italiane kanë prekur lirinë e qytetarëve brenda një sistemi demokratik, e kanë qenë mjaft larg benificeve që këto masa duhet të sillnin në të mirë të italianëve.

Në lidhje me të ardhmen e koalicionit të djathtë, Silvio Berlsuconi është shprehur optimist.

"Në një ta ardhme jo të largët, qëndra e djathtë do të vijë përsëri në qeveri e do marr drejtimin e vendit, e për fat italianët do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë dehëse që kanë marrë nga 5 Yjet", tha ai.

Pas takimit në Romë, qendra e djathtë italiane ka dalë me një deklaratë të përbashkët zyrtare ku shprehet se 3 forcat kryesore politike janë të bashkuara në zgjedhjet e ardhshme elektorale, duke nisur me identifikimin e kandidaturave të përbashkëta në zgjedhjet vendore që priten të zhvillohen në rajonet Piemonte, Abruzzo, Basilicata, Sardegna.

/Ora News.tv/